Neymar ka pëlqyer një postim në Twitter që kritikonte Paris Saint-Germain që e bëri Kylian Mbappe ekzekutuesin e tyre të parë të penalltive përpara sulmuesit brazilian, i cili shënoi dy herë në fitoren 5-2 të ekipit të tij ndaj Montpellier të shtunën.

Mbappe humbi nga pika e bardhë në pjesën e parë, megjithatë Neymar nuk humbi kur iu dha mundësia për të kthyer një penallti pas pushimit.

“Tani është zyrtare, Mbappe është ekzekutuesi i penalltive në PSG”, lexohej në Twitter të postuar nga përdoruesi @Neymargiabr dhe që u pëlqye nga ish-ylli i Barcelonës.

“Është e qartë se kjo është një gjë e kontratës, sepse në asnjë klub në botë që ka Neymar, ai nuk do të ishte goditësi i dytë, asnjë.”