Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën në Queensland të Australisë, pasi u sulmua nga një peshkaqen. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në veri të Brisbane. Shërbimi Ambulator në Queensland u thirrën në Woorim Beach pak para orës 17:00.
Mësohet se ajo ka marrë lëndime në pjesën e sipërme të trupit ndërsa notonte në skajin juglindor të ishullit. “Plazhi Woorim do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, thanë ata në një deklaratë.
Siç raporton BBC, ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje menjëherë, por pavarësisht ndihmës, vajza ndërroi jetë pak më vonë. Peshkaqeni e kishte kafshuar në dorë ndërsa ishte 100 metra larg bregut.