Fëmijët në moshë të vogël mund të janë mjaft të ekspozuar ndaj pesticideve që ndodhen tek frutat apo perimet. Këto substanca mund të rrisin në mënyrë sinjifikative rrezikun që tek këta fëmijë të zhvillohet sëmundja e kancerit në vitet në vazhdim.
Këto të dhëna bëhen publike nga kërkuesit e universitetit të Kalifornisë të cilët kanë kryer një studim tek 364 fëmijë, 207 prej të cilëve nën 5 vjeç. “Jemi përqendruar tek fëmijët,- thonë studiuesit,- sepse një ekspozim i hershëm ndaj këtyre pesticideve mund të ketë efekte për një kohë të gjatë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje”.
Studimi ka nxjerrë në pah se ekspozimi ndaj pesticideve, prania e të cilave është e ndjeshme tek frutat apo perimet rrit rrezikun e prekjes nga kanceri. Studimi ëhstë botuar në revistën mjekësore “Environmental Health”.