Policia ka arrestuar baba e bir si autorë të dyshuar të plagosjes së 28-vjeçarit Emanuel Guri, mbrëmjen e së mërkurës (27 shtator) në Malësinë e Madhe.

Në pranga ranë shtetasi me iniciale I. B., 59 vjeç dhe i biri Sadonel Bushataj, 18 vjeç  banues në fshatin Demiraj.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tyre, ku u plagos me armë zjarri 28-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin, gjatë konfliktit mes tyre, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj.

Shërbimet e Komiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.