Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Theth.

Bëhet me dije se i plagosuri është qëlluar me automatik në këmbë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.”, njofton policia.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.