Një djalë 16-vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 19 e 30 më afërsi të vendit të quajtur ‘Zogu i Zi” në Fier. Lajmi konfirmohet si nga qytetarë që kanë parë ngjarjen ashtu edhe nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore në Fier.

Sipas burimeve paraprake të informacionit,  i plagosuri 16-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Postblloqe policie janë ngritur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, i cili mundi të largohet pasi kreu plagosjen me thikë, pohojnë burimet paraprake policore. Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes sikundër deri tani nuk dihet se cili është autori dhe çfarë lidhjesh ka me të plagosurin 16-vjeçar.