Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur nga pakujdesia në një lokal para Parlamentit të Shqipërisë.

Sipas burimeve policore, bëhet me dije se është vetëplagosur në këmbë shtetasi R.M.  Ai ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme armën dhe si pasojë është vetëplagosur në këmbë.

Mësohet se i plagosuri R.M. ka qenë ulur në një lokal para godinës së Parlamentit së bashku me një të ri tjetër, shtetasin M.Xh , kur arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.

Incidenti u regjistrua rreth orës 11:00.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.