Në orët e para të mëngjesit të sotëm është plagosur Princ Valentino Corleone.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante ndërsa sipas raportit të mjekut Vali Corleone është jashtë rrezikut për jetë.

Mësohet se 22-vjeçarja që ka shkrepur armën ështës shtetasja A.S, e cila bashkëjeton me Vali Corleonen, madje e njëjta kishte reaguar edhe para pak muajve, kur Vali ishte arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur babanë e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuror i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë.