Policia ka arrestuar 17-vjeçarin Robert Cara, i cili plagosi me armë zjarri të miturin në Pukë, një ditë më parë.

Ngjarja ndodhi në lokalin e babait të 11-vjeçarit, ndërsa pas plagës së marrë në këmbë, fëmija u nis me helikopter drejt spitalit të Tiranës.

Mësohet se 17-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me kushëririn e tij të miturin dhe se kishte shtënë mbi të pasi nuk kishte gjetur të afërmin e tij.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu u largua, por policia ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë rreth 24 orë më vonë.