Pas plagosjes me armë para Parlameti, të një 17- vjeçari, ka dëshmuar në polici shoku I tij. Ai tregon se gjithçka ndodhi në lokalin para Kuvendit. M.Xh tregon se ishin duke pirë kafen e mëngjesit ndërsa shoku i tij R.M ka nxjerrë një armë për t’ia treguar, por ajo është shkrepur papritur duke e lënë të plagosur të riun.
Sipas tij, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme..
R. M në momentin që ka kuptuar se është plagosur i ka kërkuar shokut të marrë armën dhe ta fshehë. M.Xh e kishte fshehur armën poshtë një makine te shkolla e mesme “Partizani”.
17-vjeçari i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë pritet të merret edhe dëshmia e tij. Blutë e kryeqytetit pritet të zbardhin motivin pse një 17-vjeçar mbante armë me vete.
Ndërkohë bëhet me dije se dy të rinjtë janë studentë të vitit të dytë tek Hoteleri- Turizmi dhe rrinë bashkë.





