Janë publikuar pamjet nga sulmi me gurë i tifozëve të Marseille ndaj autobusit të Lyon mbrëmjen e së dielës. Nga sulmi i tifozëve marsejez mbetën të plagosur dhe të gjakosur në fytyrë trajneri Fabio Grosso dhe ndihmësi i tij Raffaele Longo.

Në këtë situatë ndeshja Marseille-Lyon që ishte planifikuar për t’u luajtur të dielën në orën 20:45 u shty. Në momentin e sulmit mbetën të gjithë të tronditur, me xhamat që rrezikuan të gjithë ekipin e Lyon-it.