Policia ka publikuar videon e arrestimit të 17-vjeçarit M.Xh. shoku i të cilit u vetëplagos pa dashje me një pistoletë në një lokal.

M.Xh. u largua nga vendi i ngjarjes dhe mori edhe pistoletën që tentoi ta fshihte, mirëpo ai u kap nga Policia pak minuta më pas.

DESHMIA

Dy të rinjtë janë studentë të vitit të dytë tek Hoteleri-Turizmi dhe rrinë bashkë. Teksa kanë qenë sot duke konsumuar kafen e mëngjesit, i plagosuri me inicialet R.M ka nxjerrë një armë dhe ia ka treguar shokut të tij me inicialet M.XH. Papritur arma është shkrepur dhe është plagosur i riu.

Kështu mësohet të ketë deklaruar në polici gjatë shoqërimit shoku i të plagosurit, i cili është shoqëruar nga blutë e kryeqytetit.

I riu në momentin që ka kuptuar se është plagosur i ka kërkuar shokut të marrë armën dhe ta fshehë. M.Xh e kishte fshehur armën poshtë një makine te shkolla e mesme “Partizani”.

Për aq kohë sa erdhi edhe policia i plagosuri ka qëndruar vetëm në lokal i plagosur teksa shoku i tij u gjet te gjimnazi ku ishte larguar të fshehte armën.

Misteri qëndron se ç’donte i riu në lokal i armatosur teksa hetimet e policisë pritet t’i japin përgjigje kësaj pyetje. Djali që kishte armën dhe është vetëplagosur ende nuk është marrë në pyetje nga policia sepse po mjekohet në spital.

NJOFTIMI I POLICISE:

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ne rrugen “Xhorxh Bush “pranë nje lokali shtetasi R.M dyshohet se eshte vetplagosur me plumb ne kembe.

Kanë shkuar menjëhere shërbimet dhe nga informacionet e marra ka rezultuar se arma nuk u gjet vendngjarje.

Dyshimet e para lidhen se arma dyshohet te jetë fshehur nga shoku i vet shtetasi M.Xh dhe eshte larguar. Policia po vazhdon hetimet