Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku është plagosur në këmbë një 40-vjeçar.

Shtetasi me inicialet E.H., 40 vjeç, pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin U. S., 50 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.