Një 38-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në rrugën “Ticchioni” në Ferrara, Itali.

Mikel Gjini ishte babai i dy fëmijëve dhe punonte si puntorë ndërtimi.

Mediat lokale raportojnë se Gjini u gjet pa shenja jete, i shtrirë në rrugë pak para shtëpisë së tij.

Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata të cilët lajmëruan menjëherë ambulancën dhe policinë, ku kjo e fundit nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Fillimisht u raportua se 38-vjeçari mund të kishte rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë së tij, ose nga përplasja e ndonjë makine, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.

I ndjeri kishte planifikuar këtë mëngjes të kthehej në Shqipëri për të kaluar pushimet verore pranë familjes.