Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në burgun Santa Maria Maggiore në Itali.

Një grup shqiptarësh janë përleshur me një grup tunizianësh. Mediet italiane raportojnë se shqiptarët kanë rrahur tunizianët në katin e dytë të burgut.

Si pasojë e përleshjes, një i paraburgosur tunizian ka mbetur i plaagosur rëndë, i cili u shtrua në spital, nën kujdes intensiv.

Sipas mediave fqinje, tuniziani ka marrë goditje të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Tuniziani iu nënshtrua një operacioni, ndërsa edhe të tjerët pësuan lëndime më të vogla.