“Playa del amor” është një plazh tërësisht i veçantë. Ai ndodhet në zemër të arkipelagut amerikano-qendror, në ishullin Marieta, Meksikë, i formuar shekuj më parë, në brendësi të një krateri vullkanik. Atje mund ta arrini vetëm nëpërmjet një tuneli të gjatë 80 metra, që lidh Oqeanin Paqësor.

“Plazhi i dashurisë” është një vend që duket si dalë nga përrallat. Është aq i bukur saqë Komisioni Kombëtar, për të mbrojtur vendet natyrore të tij, ka vendosur ta hapë për publikun vetëm tre muaj në vit, për të mos e dëmtuar.

Në hapjen e tij, Komisioni ka vendosur disa rregulla: Ishulli mund të frekuentohet maksimumi nga 116 persona në ditë, ekskursionet janë të limituara me maksimumin 30 minuta dhe numri i grupeve nuk duhet t’i kalojë 15 persona.