Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një shumë prej 20 080 euro të padeklaruara, si dhe ka proceduar penalisht poseduesen e shumës monetare, Leonora Flokun, 58-vjeçe, e cila jetonte në Greqi.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet, gjetën në çantën e shtetases L. F., 58 vjeçe (pasagjere në mjet), 20080 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha policia.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja L. F. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.