Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ku makina është përplasur me një motor në zonën e Freskut.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, 20-vjeçari Enjo Saliaj. Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.