Një kërkues amator në Australi ka gjetur një copë të madhe ari, që peshon 5.5 kilogram.

Duke përdorur një detektor metali, ai gjeti të mërkurën copën në qytetin Ballarat, 60 centimetër nën tokë. Vlera e copës së arit shkon në 315 mijë dollarë.

Personi që gjeti arin tha për mediat vendase se ka gjetur dhe më parë ar, por natyrisht jo në këto përmasa.

“Nuk ka asgjë më të mirë se të kërkosh për ar. Është një gallatë e vërtetë,” tha ai.

Ndërsa ekspertë të tjerë në gjetjen e arit u shprehën se prej 163 vitesh kërkonin për ar dhe nuk kanë bërë një zbulim të tillë. 

Copëza e arit ka formën e shkronjës Y dhe u zbulua te merkurën në 60 centimetra nën siperfaqen e tokës, në atë që vendasit e quajnë miniera e arit pranë qytetit të Ballara-së.