Një person i armatosur qëndron jashtë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork duke vënë në alarm autoritetet.

Mediat bëjnë me dije se një person i armatosur është ndalur para godinës duke refuzuar të largohet.

Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me personin e armatosur. Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë këtë të fundin të ndërmarrë këtë veprim.

Në videot e publikuara në mediat shfaqet një burrë me këmishë të kuqe dhe xhaketë kafe duke ecur para ndërtesës.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg godinës. “Për shkak të një aksioni policor shmangni këtë zonë”, thuhet në njoftim.

Në videon e mëposhtme është duke u transmetuar në kohë reale ajo që po ndodh në Nju Jork.