Policia e Greqisë është përplasur të shtunën me një grup të migrantëve dhe refugjatëve që ishin vendosur në kamp në një zonë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, për të lëvizur drejt Evropës.
Qindra persona, përfshirë fëmijë, kanë arritur në këtë zonë të enjten dhe kanë filluar ndërtimin e tendave.
Ata ishin nxitur nga disa raportime në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative për të kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Policia kishte hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve – shumë nga ata me fëmijë në krahë- ndërsa protestuesit kishin hedhur gurë dhe shishe xhami në tentativën për të kaluar kordonin e policisë.
Migrantët kanë refuzuar të largohen përkundër thirrjeve nga ministrat që të rikthehen në qendrat e akomodimit dhe paralajmërimeve se udhëtimi drejt Evropës nuk mund të realizohet.
“Është gënjeshtër se kufijtë do të hapen”, tha ministri i Migrimit, Dimitris Vitas.
Dhjetëra mijëra refugjatë dhe migrant, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë mbetur në Greqi, që nga viti 2016 kur u mbyllën kufijtë për në Evropë./REL