16 shtator 2015 – Facebook do të shtojë dhe një opsion tjetër, atë ‘dislike’ (Nuk e pëlqej).

Mark Zuckerberg ka njoftuar se kompania e tij po mendon seriozisht për shtimin e këtij butoni, që sipas themeluesit 31-vjeçar, kjo do t’i mundësojë njerëzve që të shprehin më tej ndjeshmëritë e tyre. Zuckerberg shtoi se “Facebook” është shumë pranë testimit të këtij opsioni nga përdoruesit.

Vendosja e butonit “dislike” është kërkuar vazhdimisht nga një pjesë e madhe e përdoruesve, por deri tani drejtuesi i këtij rrjeti social nuk e kishte dhënë miratimin për ta shtuar atë.  

“Prej vitesh njerëzit e kanë kërkuar një opsion të tillë. Ndoshta sot është një ditë e veçantë pasi ne fillojmë të punojmë për shtimin e tij”, tha Zuckerberg.

Pra, kur të vendoset ky opsion në rrjetin social duhet të tregoheni më të kujdesshëm me postimet tuaja, pasi mund të merrni dhe shumë mospëlqime.

/S.L. portali DurresLajm/