Fernando Alonso festoi këtë fundjavë podiumin numër 100 në karrierën e tij, por që nuk kaloi pa spekulime.

Pas festës së bërë nga tre pilotët e vendit të parë, FIA doli me një deklaratë ku shprehej se pilotit spanjoll iu dha një penalitet prej 10 sekondash, duke e zbritur atë në vendin e katërt dhe duke ngjitur në podium Xhorxh Rasëllin.

Kjo gjë erdhi si pasojë se skuadra e tij, Aston Martin nuk e kishte kryer të saktë penalitetin 5-sekondësh që duhet të kryente gjatë garës për një nisje të gabuar të spanjollit.

Por vetëm pak orë më vonë, FIA doli sërish me një deklaratë se penaliteti 10-sekondësh që iu dha Alonsos iu hoq, duke e ngjitur atë sërish në podium.