Manchester City fitoi 3-0 derbin e zhvilluar në fundjavë kundër United. Por minuta e minutën e 25’, ku “Qytetarët” fituan një penallti pas kontaktit Hojlund-Rodri ka sjellë shumë polemika.

Ndërhyrja e VAR-it ndikoi që të jepej penallti për miqtë, me Erling Haaland që nuk gaboi dhe kaloi City-n në avantazh.

Por simulim i Rodrit ka zhgënjyer ish-futbollisin e Arsenalit, Fredrik Ljungberg, i cili ka reaguar ashpër.

“Ai djalë (Rodri) nuk më pëlqen aspak. Ndoshta e prekën me dorë, por si mund të rrëzohet ashtu në tokë një person që peshon 90-95 kg? Dallohet qartë se u hodh. Kjo gjë mund të funksionojë në Spanjë, por nuk dua të shoh skena të tilla në Premier League. Jam i mërzitur. Më pas pashë që në dhomën e VAR-it ishte Michael Oliver, kështu që nuk befasohem që akordoi penallti. Ajo penallti pati ndikim në derbi, ndryshoi gjithë historinë e ndeshjes”, tha Fredrik Ljungberg.