Enea Jorgji ka hyrë në histori si arbitri i parë shqiptar që gjykon një ndeshje në fazën e grupeve të Champions League.

Por debutimi i tij në sallonet e mëdha të futbollit europian ka sjellë edhe polemika. 

Jorgji ka gjykuar ndeshjen mes Young Boys dhe Leipzig që përfundoi me shifrat 1-3 për gjermanët.

Në kohën kur shifrat ishin në baraspeshë 1-1, Xavi Simonsi është rrëzuar në zonë dhe ka kërkuar penallti. 

Enea Jorgji ka shkuar ta shohë rastin në monitorin e VAR-it dhe në fund ka vendosur të mos akordojë penallti. 

Një vendim që ka hapur debat në rrjet, pasi tifozët gjerman kërkuan 11-m, ndërsa Enea Jorgji nuk e dha. 

Gjithsesi Leipzig arriti të dilte me tri pikët pas vërshëllimës përfundimtare, pasi shënoi dhe dy herë të tjera (3-1).