Një efektiv policie ka goditur me grusht një qytetar. Ngjarja ka ndoshur mbrëmnjen e djeshme rreth orës 22.00 në Shëngjin.

Video e publikuar nga ‘Jetaoshqejf’ tregon momentin kur një polic rrugor debaton me një qytetar në Shëngjin, që siç kuptohet ka të bëjë me parkimin e makinës dhe me një grusht e plas në tokë.

Si të mos mjaftonte goditja e parë polici e godet sërish qytetarin kur ai bie në tokë.

Kjo video pritet të ngjallë debat mbi figurën e policit në vendin tonë. A është vallë kjo “Policia që duam”, siç thotë edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri?