Kamionë dhe autobusë të shumtë janë në radhë në Doganën e Kapshticës në pritje për të kaluar kufirin, pavarësisht autoritetet greke njoftuan pasditen e së dielës se nuk do të lejohen të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë drejt territorit të saj për shkak të motit të keq.

Mësohet se deri në një njoftim të dytë nga pala greke, do të vazhdojë ndalimi i kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionëve dhe autobusëve drejt Greqisë.

Në fakt, një ditë më parë, policia greke njoftoi atë shqiptare, se prej orës 17:00 të së dielës nuk lejohej lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet Kapshticës në drejtim të Greqisë.

Ndërkohë njoftohej se do lejohej vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilat duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.