Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzë për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 majit, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është se në përpjekje për të shpëtuar, shqiptari ka gëlltitur të gjithë zarfin e mbushur me kokainë që kishte me vete.

Efektivët e policisë gjatë patrullimeve në Pontebari, një zonë e frekuentuar kryesisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, kanë vënë re një të ri, të identifikuar më pas si shtetas shqiptar, i cili tërhoqi vëmendjen e karabinierëve duke tentuar të fshihej.

Pas dëshmisë në polici se kishte gëlltitur lëndën narkotike, i riu iu nënshtrua një ekzaminimi dhe terapie për të shmangur rreziqet që mund t‘i vinin në shëndet. Sipas policisë italiane, i riu shqiptar rezulton se është ndaluar edhe një herë në të njëjtin vend ku i janë gjetur 11 pako me kokainë gati për shitje.

Në përfundim të aktgjykimit në lidhje me këtë çështje ai u dënua me 8 muaj burg dhe 2000 euro drogë, me marrëveshje për pranimin e fajësisë.