Një hetim policor ka nisur pas kërcënimeve me vdekje që ka marrë pronari i kanalit të tifozëve të Man Utd, ‘The United Stand’, pas një interviste me Rasmus Hojlund. Sulmuesi danez kishte premtuar një intervistë për këtë kanal pas kalimit të tij në Angli për 72 milionë euro nga Atalanta në verë. Ai bisedoi me pronarin e kanalit Mark Goldbridge muajin e kaluar duke diskutuar një gamë të gjerë temash, duke përfshirë klauzolën e tij të lirimit në kontratën me United. Por javë më vonë, një raport sugjeroi se disa nga bashkëlojtarët e Hojlund nuk ishin të lumtur me vendimin e tij për tu intervistuar nga Mark Goldbridge për shkak se ai njihet si një kritikues i madhi  tyre.

Që kur këto raportime u përhapën, ‘The United Stand’ ka marrë kërcënime me vdekje, duke e cilësuar Goldbridge si një ‘njeri të vdekur që ecën’, sipas Daily Mail. Në fakt, ka patur kërcënime për ta dëmtuar atë nëse ai shihet në ‘Old Trafford’ në të ardhmen, teksa mesazhet në rrjetet sociale kanë përmendur pjesëtarët e tjerë të stafit dhe lokacionin e studios. Për këtë kishte reaguar edhe vet Goldbridge, i cili tha se këto kërcënime tregojnë mentalitetin e turpshëm që kanë njerëzit në rrjetet sociale.