Kaos, njerëz të lënduar, tymuese e gaz lotsjellës. Kështu paraqitet situata aktualisht në protestën para Kryeministrisë.
“DurrësLajm” raporton se nga ana e policisë po hidhet vazhdimisht gaz lotsjellës, çka bën që protestuesit të largohen për shkak të efekteve që iu shkakton gazi.
Pas qetësimit të situatës për pak momente, protestuesit rikthehen sërish në shesh, ndërsa pas agravimit të tyre, policia vazhdon të rihedhë gaz lotsjellës.
Këto janë episodet e vazhdueshme që po shoqërojnë protestën e organizuar nga opozita e bashkuar.