Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Punës, ku ka deklaruar se punësimi në Shqipëri ka pësuar rritje të kënaqshme falë reformave të ndërmarra.

Ahmetaj theksoi se sfida më e madhe është fakti i kualifikimeve profesionale, një realitet i cili i mungon tregut shqiptar, ndërsa pohoi se ministria dhe qeveria do të krijojnë dhe mbështesin kurse falas për kualifikimet profesionale. 

"Papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri. Do të ndihmojmë dhe implementojmë kurse profesionale falas. Parashikimet e fundit e çojnë vendit në nivelit në rritje 4-4,5 për qind  të prodhimit të brendshëm bruto. Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të konsolidueshme të rritjes së punësimit. Arsyeja që unë përmend shifrën e punësimit mbi 230 mijë sështë rastësore, ndërsa ata që janë regjistruar në zyrën punës kanë  shanse për të fituar një vend pune, kjo falë reformave, por sfidë mbetet krijimi i aftësisë profesionale", tha ministri.