Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish sot kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Përmes një postimi në "Facebook", Berisha thekson se Dako u shpall kurban për integrimin nga ana e Taulant Ballës.

Mes ironisë ai shkruan: "Mjer e ti o Gjush! Ti qe nga magu i partise siçiliste u bere dje gjysem Gjush!

O Gjush, me mire te te hajne qente e uritur te Bashkise se Durresit se sa me te hanger Taulant Balla me pese mbiemra, qe te shpalli kurban per integrimin nderkohe qe vet ne lidhje me trafiqet eshte te pakten pese km para teje! Pije detin o Gjush! Vrit veten o Gjush!Gallanos! Gallanos!"

Më herët gjatë ditës së mërkurë, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, gjatë një interviste u duk më i tërhequr nga qëndrimi i prerë që kishte një vit më parë, në lidhje me rikandidimin e Dakos apo Qazim Sejdinit. Ata i kanë konsumuar 3 mandate dhe pritet të mos jenë më në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 30 qershorit.