11 deputetët e rinj, si nga listat e PD-së dhe LSI-së ashtu edhe nga listat e PS-së janë betuar në Kuvend këtë të enjte. Pasi morën aprovimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deputetët e rinj ishin të pranishëm në sallë ku u betuan për marrjen e detyrës.

Deputetët nga radhët e opozitës, janë: Krenar Rryç, Halil Valteri, Selami Jenisheri, Besnik Troplini, Vasil Strejovski, Edmond Stojku, Suzana Topi.

Gjithashtu u betuan dhe 4 deputetë të rinj nga radhët e Partisë Socialiste Ardjan Jakuli, Florenc Spaho, Ardit Konomi, si dhe u ul në parlament për herë të pare dhe kreu i FRESH-it, Elio Hysko.