Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin që ndodhi në Bruksel, ku përfaqësues të opozitës braktisën mbledhjen e PE-së pasi kërkonin përjashtimin e Taulant Ballës si bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit.

Rama ka postuar në Twitter mesazhin e një miku të Shqipërisë në Parlamentin Europian siç e quan kreu i shtetit personin që i ka nisur këtë sms:

"Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian: I dashur Edi!S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…"