Dita e Europës, Meta: Qytetarët dhe Shqipëria të çlirohen nga regjimet hibride

09/05/2021 - 09:49

Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një mesazh të fortë shqiptarëve dhe politikës në Ditën e Europës. Meta shkruan se vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Sipas tij, në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa.

Por sipas Presidentit, kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si “dimri demografik”, dramën më të madhe të vendit.

“Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

Mesazhi nga Ilir Meta:

Vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Shekuj më vonë, Shqipëria u bë viktima e parë e nazifashizmit në Europë, por u rreshtua në anën e duhur të historisë, për të dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke filluar nga vetja dhe vijuar me çlirimin e popujve të tjerë, në mënyrë që të vinte 9 maji i 1945.

E izoluar dhe e harruar për dekada nën regjimin më të egër diktatorial të kontinentit, Shqipëria e përqafoi fuqimisht mesazhin e 9 Majit me përmbysjen e atij regjimi shtypës të lirive dhe të drejtave të njeriut, për t’ju përkushtuar në emër të tyre dhe të dinjitetit njerëzor, të paqes dhe progresit shoqëror, të vetmit objektiv dhe projekti gjithëpërfshirës për të cilin vendi ynë dhe i gjithë rajoni ka nevojë, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa.

Kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si “dimri demografik”, dramën më të madhe të vendit.

Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

GËZUAR DITËN E EUROPËS!

Vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot...

Posted by Ilir Meta on Sunday, May 9, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri i "Pajtimit Kombëtar" të Shqipërisë, Bashkim Fino, është përkujtuar sot në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi informon se në 6 ditët e para të operacionit "Bregdeti ynë" janë shembur 35 objekte pa leje në Ksamil, S

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 22-vjetorin e Çlirimit të Kosovës përmes një positmi në Facebook me një video nga 12 qershori i vitit 199

Kryedemokrati Lulzim Basha feston sot 47-vjetorin e lindjes, datë e cila përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka komentuar rastin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, i cili ka marrë kërcënime pak ditë m

Taulant Balla ka uruar sot ditëlindjen e Partisë Socialiste përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook. 

Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Kongresin e jashtëzakonshëm.

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30-vjetorin e krijimit të saj dhe në një ditë të tillë nuk mund të mungonte një urim nga kryemi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve për anëtarësimin e përkohshme të Shqipërisë në Këshillin e

Një ditë pasi paralajmëroi mundësinë për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike, në një postim në "Facebook", ish-lideri historik i