Djegia e makinës së Dritan Lelit, Noka: Tregues i shtetit të bërë njësh me krimin, përplasjet për pronat

10/10/2019 - 13:23

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti i PD Flamur Noka deklaron se djegia e makinës së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli ka të bëjë me përplasjen e bandave të krimit të organizuar me bandën e qeverisë për prishjen e pazarit për grabitjen e pronave të shqiptarëve.

Në një dalje para mediave, Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama se është peng i krimit të organizuar.

Sipas tij, “në Vlorë po vepron krimi i organizuar që Edi Rama i ka dhënë pushtet, për arsyen e vetme se është krimi i organizuar që financon fushatën e Partisë Socialiste dhe që e ndihmon Edi Ramën të blejë vota e të vjedhë zgjedhjet”.

DEKLARATA E PLOTË

Djegia e makinës së Kryetarit të Bashkisë së Vlorës është tregues i shtetit të Edi Ramës të bërë njësh me krimin, ku pushteti i takon bandave dhe jo ligjit.

Në Vlorë po vepron krimi i organizuar që Edi Rama i ka dhënë pushtet, për arsyen e vetme se është krimi i organizuar që financon fushatën e Partisë Socialiste dhe që e ndihmon Edi Ramën të blejë vota e të vjedhë zgjedhjet. Tani, krimi kërkon akoma më shumë zgjerim, kërkon të blejë pasuri të patundshme, të pastrojë paratë e pista dhe nuk ndalet përpara asgjëje.

Paprekshmëria e krimit të organizuar dhe fuqizimi i tij gjatë qeverisjes së Edi Ramës është arsyeja pse në Vlorë kanë dhënë dorëheqjen 9 drejtorë për çështjen e pronave. Vetëm tre muajt e fundit kanë dhënë dorëheqjen, njëri pas tjetrit, 3 drejtorë kadastre, por Edi Rama ua fsheh të vertetën shqiptarëve.

E vërteta është se kjo është një luftë mes bandave. Është një bandë e krimit të organizuar për të gllabëruar toka në bregdetin e Jalit, kundër bandës së qeverisë, që po e grabit atë me klientët e Edi Ramës, të cilëve u jep statusin e investitorit strategjik për të grabitur dhe betonizuar Rivierën shqiptare.

Bashkë me vrasjet, rrëmbimet dhe kërcënimet mafioze, gjendja është njësoj e rëndë në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në Durrës, Fier dhe Elbasan. Krimi i organizuar me trafikantë ndërkombëtare droge, ka në dorë gjithçka. Ai ka në dorë edhe kryeministrin e vendit, i cili akuzon prokurorët se bashkëpunojnë me bandat, por nuk çon përpara drejtësisë as prokurorët, as bandat, megjithëse ka nën urdhra policinë, shërbimin informativ dhe vetë drejtësinë.

Rasti i Durrësit, ku edhe aty janë në përplasje banda e krimit të organizuar me bandën e qeverisë për çështje pasurish të paluajtshme, është tregues i qartë se kryeministri i vendit është peng i krimit të organizuar.

Duke blerë zgjedhjet për Edi Ramën krimi i organizuar ka siguruar paprekshmërinë nga drejtësia, prandaj ai guxon të kërcënojë zyrtarët e shtetit, t’i detyrojë ata të japin dorëheqje dhe të hedhë në erë makinat e kryetarëve të bashkive.

Edi Rama është shkaku kryesor i fuqisë që krimi i organizuar ka sot në Shqipëri dhe jashtë saj, prandaj vendi ynë ka nevojë urgjente të ndahet nga kryeministri peng i krimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përplasje të forta u zhvilluan në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku Inspektorati i Mbrojtjes së Territ

Kryetari i bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Enis Sulstarova, ka reaguar kundër qëndrimit të Bashkisë së Tiranë në lidhje me d

Ditën e sotme, banorët e “Astirit” u përplasën me forcat e policisë gjatë shembjes së banesave, të cilat do i hapin rrugë projektit të Un

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadori Gjerman në Tiranë, ai i Britanisë së Madhe dhe e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla M

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas përplasjeve në Astir ditën e sotme, duke krahasuar situatën e krijuar m

Në një intervistë për “Top Channel”, kryeministri Edi Rama ka komentuar faktin që Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka hapur një degë e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar qeverinë Rama për dhunën shtetërore ndaj banorëve të Unazës së

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon qeverinë se ka ushtruar dhunë çnjerëzore ndaj banorëve të Astirit dhe se është në krah të oliga

Mbi situatën e mëngjesit të sotëm, ku një grup banorësh të zonës së Astirit u konfliktuan me punonjësit e IKMT-së dhe të policisë, çka so

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar në spitalin e Traumës 7 banorët që ngelën të plagosur pas përplasjes me policinë tek Astiri, ku IK