Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka kërkuar sot Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve, të cilët bën kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për akuzën e vrasjes së katër policëve në Durrës, në vitin 2009.

"Jam sërish këtu para jush  për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake. Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë  gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit  me 25 vite. Për këtë arsye i jam drejtuar KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të  tre gjyqtarëve. Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq", tha mes tjerash Gjonaj.