Emërimi i Ahmetajt, Paloka: Tregues i qartë se Rama kërkon të vjedhë edhe në fatkeqësi

13/12/2019 - 14:09

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit për të emëruar Arben Ahmetajn në postin e ministrit për Rindërtim.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se ky emërim është tregues i qartë se Rama kërkon ta vjedhë popullin edhe në kulmin e fatkeqësisë.

Paloka thotë se Ahmetaj është nga ish-ministrat më të akuzuar për korrupsion në një qeveri dhe administratë që vetëm pak ditë më parë u shpall nga organizmat ndërkombëtare si një nga qeveritë më të korruptuara në botë.

POSTIMI I PLOTË

Emerimi i Ahmetajt , treguesi me i qarte se ky kryeminister kerkon ta vjedhe kete popull edhe ne kulmin e fatkeqesise!

E kam thene disa here keto dite; gjithnje ne situata te veshtira e te jashtezakonshme nxjerrin koken spekullante qe perfitojne nga fatkeqesia. Kryesisht ata jane pazarxhinj pa shpirt qe kur shohin qe ka nevoje te shtuar per dicka menjehere rrisin cmimet dhe pazarin!

Fatkeqesia jone eshte se si kryespekullant kemi kryeministrin qe i le ne hije ata qe vjedhin qeset e ndihmave apo rrisin qerate e shtepive per hallexhinjte...

Deri tani Rama ka spekulluar politikisht, duke u perpjekur qe nepermjet propagandes se perditshme, minimalisht ti shpetoje pergjegjesise direkte per kete fatkeqesi dhe viktimat qe solli.

Sot, Rama vertetoi se i eshte “hapur zorra” dhe spekullimin nuk ka ndermend ta lere vetem ne rrafshin politik.

E mbani mend ; nje nga thirrjet e para qe beri Rama ishte per te ndaluar sjelljen e ndihmave materiale dhe ofrimin e mjeteve monetare, parave, megjithese njerzit ishin ne nevoje (jane dhe sot) per ushqime dhe mjete te tjera.

Caktimi i Ahmetajt si personi qe do te menaxhonte ndihmat financiare, ngjalli menjehere reagim jo vetem nga opozita. Ahmetaj eshte nga ish-ministrat me te akuzuar per korrupsion ne nje qeveri dhe administrate qe vetem pak dite me pare u shpall nga organizmat nderkombetare si nje nga qeverite me te korruptuara ne bote.

Por kjo jo vetem nuk e frenon Ramen po perkundrazi si ne cdo rast tjeter, eshte kriter per ta emeruar Ahmetajn prape minister qe do te menaxhoje parate e ndihmave. E kjo ndodh pikerisht diten qe BE vendos per zhvillimin e konferences se donatoreve.

Ne kete moment , ky kryeminister qe e ka cuar vendin drejt rrenimit te gjithanshem ; politik, ekonomik e social po kerkon ta grabise dhe ne kulmin e tragjedise. Shikimi i tij ne keto momente nuk shkon tek njerzit ne fatkeqesi por tek milionat qe shpreson te marre nga bota, jo qe ti perdor per shqiptaret, por si nje mundesi tjeter per te vjedhur.

Emerimi i Ahmetajt eshte prova e nuk ka nevoje per te tjera.

Uroj qe donatoret( sic kane bere deri me sot qe nuk i kane besuar qeverise) te kontrollojne vete e ti vene ndihmat ne funksion te shqiptareve e mos i lene ne dore te grabitqareve. Mekatet e kesaj qeverie me shqiptaret jane boll te renda, mos i lejoni ta bejne dhe kete.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me fjalë të ndjera për prindërit e saj që nuk jetojnë më, ish-kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ka shpërndarë një status em

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, njoftoi përmes një postimi në Facebook ndarjen nga jeta të babait të tij.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të skulptorit Arben Bajo, i cili nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan në Facebook se në Shqipëri klima për bizneset është mbytëse çka i ka detyruar të investojnë

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti demokrat në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denononcuar zv.komandantin e Forcave Detare,

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 8 gushtin e vitit 1944 kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në ma

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës, në lidhje me deklaratën e këtij të

Eksperti i ekonomisë në PD, shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastrio

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale ato që ai i konsideron si raste flagrante të rin