Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka komentuar rastin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, i cili ka marrë kërcënime pak ditë më parë.

“Jam një ndër mbështetësit tuaj, në çfarëdolloj situate që do të keni, me qëllim që të ushtroni me përgjegjshmëri detyrën tuaj. Janë raste fatkeqe që dëgjon si rasti i Përmetit, i prokurorit të Përmetit kërcënimet që marrin. Prandaj edhe fuqizimi përmes Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, do të duhet të vijojë më tej, duke u dhënë më shumë mbështetje e mbrojtje të gjithë magjistratëve, të cilët ndihen të rrezikuar për shkak të detyrës nga faktorë të ndryshëm”, tha ministrja Gjonaj.