Pas lajmit se Vangjush Dako ka marrë fletëthirrje nga Gjykata e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimin e dosjes "339", ka reaguar ish-kryebashkiaku i Durrësit.

Në një komunikim me gazetaren e "DurrësLajm", Dako ka mohuar të ketë marrë një fletëthirrje nga Krimet e Rënda.

"Nuk kam fletëthirrje nga Krimet e Rënda. Nuk di gjë, nga portalet e kam mësuar sepse nuk më ka mbërritur fletëthirrje nga prokuroria", është shprehur Dako për "DurrësLajm".