Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim në selinë e LSI me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz, në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri.
Kryemadhi shprehu vullnetin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë proceset reformuese të shtetit të së drejtës dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të garantuar jo vetëm ritme më të shpejta të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian por dhe për të tërhequr investitorët gjermanë për të zhvilluar ekonominë shqiptare, e cila do të sjellë hapjen e vendeve të reja të punës.
Duke e falenderuar ambasadoren Schütz për bashkëpunimin, kryetarja e LSI shprehu mirënjohjen për kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për mbështetjen në rrugëtimit e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.