Po mbahet në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes.

Bëhet me dije se avokatët e tyre kërkojnë që masat të mos i shqyrtojë gjyqtari aktual, Enkel Peza.

Kjo pasi ata pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë.