Pas një vizite në Tiranë, bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për monitorimin e Shqipërisë, Andrej Hunko (Gjermani, UEL) dhe Joseph O’Reilly u kanë bërë thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri të tregojnë vullnet politik për të zgjidhur krizën politike, e cila prej muajsh ka pllakosur vendin. Ata kanë dënuar daljen e opozitës nga Kuvendi, ndërsa ftojnë maxhorancën të vijojë konsultimin me opozitën.

“Ne ritheksojmë qëndrimin tonë se parlamenti është forumi për dialog dhe diskutim politik, dhe për këtë arsye bojkotimet dhe djegia e mandateve politike nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike. Në të njëjtën kohë, mazhoranca në pushtet duhet të paguajë më shumë sesa shërbim të vetëm për rolin e opozitës në një demokraci pluraliste, dhe të angazhohet në dialog dhe konsultim të mirëfilltë me opozitën për reformat e rëndësishme dhe sfidat politike me të cilat po përballet vendi”– thuhet në reagimin e tyre.