Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me lojërat e fatit, ndërsa ka theksuar se Sali Berisha vijon t’u dalë për zot atyre.  Sipas tij, opozita ka mbetur peng i politikës së dëshpëruar.

Ai thekson se partia e Berishës ka kritikuar edhe kujdesin shëndetësor falas, duke përdorur standardet e dyfytyrësisë.

“Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS. Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme. Bastet vdiqën Sali”,- shkruan Rama në “Twitter”.