Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse anti-Covid, Sputnik në vendin tonë.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku thekson se vaksinimi i popullsisë do të vijojë.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda Majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit.”