Ferdinand Xhaferri kreu Partisë Demokratike dega Durrës, ka marrë meritat e bllokimit që i bënë për herë të dytë Paketës Fiskale 2018, në Këshillin Bashkaik, këshilltarët e opozitës, ku kërkohej ulja e 30% të taksës së pasurisë, e vendosur nga qeveria shqiptare.

Dy ditë pas mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak, Xhaferri tha se forca politike që ai drejton në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare janë kundër vendimeve të bashkisë së Durrësit si për rritjen e taksës së banesës ashtu dhe për dhënien e terreneve të shkollave me qera subjekteve private për të ushtruar biznese sportive.

Nga ana tjetër, ai ka ngritur edhe një herë shqetësimim e madh të qytetarëve për mënyrën e asgjësimit të plehrave me djegie në natyrë duke krijuar një vatër të madhe helmuese për banorët.

Është e dyta herë që opozita e bashkuar ka bllokuar rritjen e taksës së banesës si një barrë që rëndon në xhepat e qytetarëve durrsakë, ka theksuar Xhaferraj.