Meta: Duhet luftuar më shumë varfëria, është burim i terrorizmit

18/11/2019 - 09:53

Me një gjuhë kritike në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument paqeje”, Presidenti Ilir Meta u shpreh se duhet luftuar më shumë varfëria, pasi është burim i terrorizmit.

Po ashtu, referuar emigracionit në rritje, ai theksoi se nuk duhet lejuar që Shqipëria të vuajë dimrin demografik të Evropës.

Të gjithë kemi detyrime kombëtare rajonale e ndërkombëtare e duhet të angazhohemi më shumë për të luftuar varfërinë, për të përmirësuar standardet e jetesës. Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria dhe kur shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja. Qeveria duhet të hartojë ligje për mbrojtjen e interesave te qytetarëve.

Ne po hasemi me një nivel të lartë ikjesh, eksodi i rinisë sonë duke bërë vunerabël shtresa të dobëta të shoqërisë. Të mos lejojmë dimrin demografik të Evropës na ka porositur Papa Francesku në takimet me të. Ky fenomen s’na ka prekur vetëm ne, por gjithë rajonin tonë ndaj duhet ta përballojmë së bashku. Bijtë e shqipes të kthehen në atdheun e tyre për jetë më të mirë dhe më të sigurt.

Në vendin tonë ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë çimentuar në dy nene të posaçme të Kushtetutës që në vitin 1998, kuadri ligjor është i kompletuar. Por siç vërehet edhe në raportet e DASH komunitetet fetare po përballen me vështirësi për blerjen e tokës, vështirësi që lidhen me problemet nga pushteti vendor.

Janë ankuar për ndikimin e huaj dhe ndikimin në organizatat fetare shqiptare, kjo ngjall shqetësime dhe kërkon përgjegjshmëri dhe vëmendje të vazhdueshme. Duhet stabilitet politik”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite

Kryeministri, Edi Rama, do të vizitojë sot Italinë.

Dekreti i Presidentit Meta që kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komunikimet elektronike, ka përplasur në Kuvend mazhorancën dhe i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të videos, ku kryebashkikaku i PS-së në Bulqizë

Presidenti Ilir Meta ka takuar homologun bullgar Rumen Radev ku bën me dije se ky i fundit do të vizitojë Tiranën javët e ardhshme.

Në një takim në Berat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha para demokratëve se reforma territoriale është një dështim, ndër

Erion Veliaj, mund të konsiderohet pa frikë kryebashkiaku fluturues.

Jo pak kujt i ka ngelur në mendje motoja “KÇK” e thënë nga kryeministri Edi Rama në parlament dhe e shpjeguar disa herë.

Biznesmeni spanjoll Eugenio Galdon, do të kthehet sërish në Shqipëri, pavarësisht se gjatë verës teksa ishte me familjen, u sulmua nga Mi

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së re në Greqi, Katerina Sakellaropoulou.