Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në kazermën e FSK-së, Adem Jashari.

Meta ashtu siç u paralajmërua ndau dekorata për njësitet e kërkim shpëtimit nga Kosova që i shërbyen Shqipërisë pas tërmetit tragjik.

Por jo vetëm kaq, nuk mungoi as dekorata edhe për qenin që ishte pjesë e ekipit të kërkim shpëtimit, të cilin presidenti e puthi.