Paraditen e kësaj të diele, uniformat blu në Tiranë kanë vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor me makinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e djeshme, në rrugën e vjetër Sauk-Teg.

Sakaq, mësohet se viktima është një 40-vjeçar.

“Arrestohet shtetasi 21-vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën e vjetër Sauk-Teg, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin, 40-vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.