Kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale situatën e rëndë në lagje të qytetit, ku minjtë “hedhin valle”.
Vokopola ka publikuar një video nga zona e plazhit, ku duket një numër i madh minjsh që vërtiten rreth kazanëve të mbeturinave.
“Rrugët të mbushura nga plehra ku janë kthyer ushqim për mijtë të cilët të pashqetësuar vërtiten nëpër rrugët e qytetit. Bashkia e Durrësit urgjentisht t’i kthehet detyrës dhe t’i përvishet punëve duke qenë pranë banorëve të saj. Të marrë situatën në dorë duke bërë pastrimin e qytetit në mënyrë serioze në të gjithë kapilaret e saj duke kryer dezinfektimin dhe deratizimin e qytetit!”,– shkruan Vokopola.
Mjeku Vokopola kërkon në të njëjtën kohë nga Emergjenca Civile që të zgjohet nga gjumi dhe të krijojë database-n për të gjithë të moshuarit që jetoojnë vetëm për t’u shkuar në ndihmë.
Më herët gjatë ditës, Vokopola denoncoi me një video pastrimin e bulevardit kryesor të Durrësit, ku dukeshin punonjësit që lagnin me ujë vetëm asfaltin e jo trotuarët (video më poshtë).
“Te quash pune te kryer me qytetaret duke “dezifektuar” copeza rrugesh te qytetit nuk mund ta quaj vetem tallje por dhe kriminale. Sic shikoni dhe ne kete video dezifektohet vetem asafalti ne qender, nderkohe trotuaret, stolat apo dhe rrugicat ku ka shume banore qe jetojne shume prane njeri tjetrit nuk preken me dore”,– shkruan Vokopola.





